Detaje të reja nga të shtënat me armë në Pogradec, i plagosur djali i bliznesmeit të njohur

I plagosuri në Pogradec nuk është një emër i panjohur për mediat shqiptare.  Joan Muçllariështë djali i biznesmenit të njohur, të cilit para dy vitesh  iu bë atentat duke qëlluar me armë në drejtim të hotelit në pronësi të tyre gjatë verës.

Burimet bëjnë me dije se plagosja në Pogradec ka ndodhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.

Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka ndërkohë që ishte i mbushur me pushues.

I plagosuri i ditës së sotme është djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.

Lidhur me ngjarjen e dy viteve më parë policia vuri në pranga Ilir Berberin 52 vjeç, Ilir Meçollin 22 vjeç, Ardian Xhutin 29 vjeç dhe Elvir Haxhian 32 vjeç.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e sotme një nga personat që ka qëllkuar me armë ndaj Muçllarit është Firdeus Berberi, djali i Ilir berberit, një nga të arrestuarit nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar në drejtim të Hotel Voloreka.

Ndërsa autori i dytë është Greisi MAxhari

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë  shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.04.2022 16:57