Detaje të reja mësohen nga ngjarja rëndë në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.
Sipas informacioneve, dyshohet se 23-vjeçari është marrë peng afër banesës dhe është mbytur gjatë rrugës.
Në Shkopet autori/autorët e kanë hedhur bashkë me makinën në liqen.
I riu ishte denoncuar i zhdukur në polici nga babai i tij mbrëmjen e djeshme.
Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit.
Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.