DETAJE/ Plagosja e administratorit në Lezhë, shkak konflikti në zyrë, ky është autori

Altin Marku është arrestuar për plagosjen e Besnik Simonit kryetarit të Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë.

Mësohet se konflikti ka nisur pas një sherri verbal në zyrë. Bëhet me dije se Besnik Simoni është qëlluar me tre plumba dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Policia zbardh ngjarjen:

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

 


Shtuar 1.04.2022 14:13