Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ku mëngjesin e sotëm është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë e tij, 33-vjeçari Ramazan Mataj.
Burime bëjnë më dije se ndaj viktimës është qëlluar në breshëri automatiku.
Kjo pistë është faktuar edhe nga kqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, por edhe mjetit tip Benz.
Të shtënat që bësohet të jenë mbi 10 herë janë qëlluar në derën e shoferit, ku u gjet i pa jetë Ramazan Mataj.
Ndërsa disa banorë të zonës, janë shprehur se kanë dëgur në mesnatë zhurmën e armës, por kanë menduar se ishin fishekzjarre.