Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shpërthyer nja sasi eksplozivi në derën e një banese në Shkodër.
Sipas informacioneve nga ABC News, shpërthimi ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës.
Kjo është hera e dytë, që këtij shtetasi i vendosin lëndë shpërthyese.
Në gusht të këtij viti, Fierzës iu vu një sasi tritoli në agjencinë funerale, e cila rezultonte në pronësi të tij.
Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar personat, të cilët qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.