Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës së policit Kastriot Selimaj, në Shkodër.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe”.
Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës dhe autorët dyshohet se kanë kaluar murin rrethues, për të vendosur lëndën plasëse.
Kastriot Selimaj, është efektiv i policisë rrugore në Shkodër. Në polici, ai ka deklaruar se nuk pa probleme me njeri dhe dyshimet janë për shkak të punës.