Detaje nga plagosja në Sarandë/ Ja kush është i lënduari (EMRI)

Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. Sipas informacioneve policore, i plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj, 21-vjeç, nga Tirana.

Ai ka marrë një goditje me thikë në parakrah, por sipas mjekëve në spital, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin, Saliaj para policëve nuk ka dhënë shumë informacione lidhur me rrethanat e ngjarjes, pasi ishte në gjendje të dehur në momentin e plagosjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.


Shtuar 6.06.2025 11:24