Detaje nga krimi në Maliq, Policia: 55-vjeçari e ka vrarë me armë gruan, më pas e ka hedhur në gropën e ujërve të zeza pranë banesës së saj

Policia ka dalë me një tjetër njoftim në lidhje me krimin e djeshëm në Maliq. Siç bëhet me dije, 55-vjeçari Gjergji Mullalli ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri, më pask e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza pranë banesës së saj.

Luiza Mulla është gjetur nga policia vetëm pas njoftimit nga familjarët e saj, se është zhdukur.

Autori vijon të mebetet në arrati, ndërsa sipas dëshmisë së babait të 46-vjeçares, çifti kanë pasur shumë probleme dhe ishin në proces divorci.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se:

Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj.

Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.07.2023 08:50