Këtë të enjte, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë ushtruar kontrolle në zyrat qendrore të një biznesi në Elbasan, i cili operon në fushën e ndërtimit.
Mësohet se kontrollet po ushtrohen në biznese që lidhen me grupin e Suel Çelës dhe kryhen në kuadër të hetimeve që po kryhen në disa bashki të Qarkut të Elbasanit, e që dyshohet se kanë dhënë tenderë të paligjshëm ndaj kompanive të ndryshme.
Në zyrat e biznesit ku u ushtruan kontrolle, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterë, aparate celulare të biznesit sepse dyshohet se ky biznes ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme nga disa bashki të Qarkut të Elbasanit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në këtë biznes, të mbështetur edhe nga policia.
Prokuroria e Posaçme, po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet në Tiranë, Elbasan, e Durrës.