Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Tale të Lezhës, ku është ekzekutuar me armë zjarri, 57-vjeçari Pjetër Kaza në oborrin e banesës së tij.
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen e Pjetër Kazës, në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët.
Ngjarja dyshohet ka ndodhur rreth ores 01:00 të kesaj të diele, ndërsa nga hetimet e para rezulton se Pjetër Kaza, mund të jetë vrarë për gjakmarrje.
Sipas burimeve paraprake, autori i krimit është ende i paidentifikuar dhe nuk dihen motivet e vrasjes.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës.
Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.