DETAJE NGA DH*NA FATALE NË VLORË/ 63-vjeçarit i kishin djegur automjetin një muaj më parë, vijojnë hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga një sulm fizik.

Mësohet se një muaj më parë, automjeti i viktimës ishte djegur, dhe policia po heton nëse kjo ka lidhje me ngjarjen e sotme.

Sipas informacioneve nga policia, dy persona kanë sulmuar 63-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital. Autorët e dyshuar janë identifikuar, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre dhe për sqarimin e shkaqeve të konfliktit.


Shtuar 3.04.2026 18:10