Detaje nga aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan/ Nënë e bir humbin jetën, plagosen 5 të tjerë

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Paraprakisht, raportohet për dy viktima (Nënë e bir) dhe 5 të plagosur.

Shoferi i furgonit dhe disa pasagjerë, janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes.

Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.