Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan -Librazhd. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Në makinën që ka rënë në lumë, gjendeshin 6 persona, 3 prej të cilëve kanë shpëtuar ndërsa 3 të tjerët kanë humbur jetën.
Mësohet se nga viktimat njërin e ka marrë rrjedha e lumit, ndërsa dy të tjerët janë gjetur në makinë pa jetë.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë.
Gjithashtu një ekskavator ndodhet në lumë dhe po punohet për nxjerrjen e rrënojave të makinës nga lumi.