Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes fshatin Greshicë të Mallakstrës, pasi djali ka vrarë babain.
Burime për Abc bëjnë me dije se 30 vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili vrau babain e tij Qemal Muhametaj, vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima Qemal Muhametaj ka qenë një njeri mjaft i qetë dhe i dashur.
Policia është ende në ndjekje të autorit, i cili mendohet të mos jetë larguar shumë nga fshati.
Ekspertë të policisë kriminale në banesën e të ndjerit Qemal Muhametaj kanë marrë në pyetje bashkëshorten e tij për të hedhur dritë mbi këtë krim të rëndë brenda familjes.
Mësohet që familja Muhametaj përbëhet nga dy prindërit dhe djali me probleme mendore.