DETAJE/ Çfarë ndodhi në Astir, i kërkuari i policisë braktisi mjetin me xhama të thyer

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmë pas mesnate në zonën e Astirit në Tiranë , ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se efektivë të komisariatit nr.5 kanë ndërmarrë operacionin me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar për ‘Grabitje me armë”.

Personi nuk është mundur të ndalohet pasi ka braktisur mjetin ML dhe personi/at që ishin në makinë, janë larguar me vrap duke i shpëtuar prangave të policisë.

Makina e cila është kontrolluar dhe ku dyshohej se ishte personi në kërkim ka mbetur në rrugë, ndërkohë që dyshohet se një prej xhamave të saj është thyer si pasojë e përdorimit të armës.

Më pas policia ka vijuar kontrollet e lokaleve dhe serviseve me shpresën se do arrestonin ndonjë nga personat por ata kanë mundur të iknin me vrap.

Për aksionin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Tiranës.