DETAJE/ 46-vjeçari i vrarë prej ditësh me plumb në shpatull, tre të shoqëruar në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e mistershme në Vlorë, të 46-vjeçari Altin Alikaj.

Burime bëjnë me dije se 46-vjeçarit i është gjetur një plumb në shpatull nga ana e majtë dhe një frakturë në kokë.

Mësohet se prej disa kohësh ai ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve 46-vjeçarit i është mbajtur pasaporta në Kosovë. Ai ka ardhur në Shqipëri, ilegalisht.

Pas vrasjes i është marrë telefoni dhe i është zhdukur.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur prej disa ditësh. Në polici janë shoqëruar 3 persona të cilët kanë patr njohje me viktimën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vrasjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku  është gjetur i pajetë, në banesë,  nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.


Shtuar 19.02.2022 13:56