Shtyhet sërish seanca në ngarkim të Arbër Paplekës, dy ish-drejtorëve të policisë Nikollaq Palla, Albert Nushi dhe 6 efektivëve të policisë ”Shqiponja”.
Seanca është shtyrë për shkak të mosshoqërimit të Paplekës në seancë nga policia e burgjeve.
Sipas kësaj të fundit është thënë se nuk kanë kapacitete për ta shoqëruar atë në seancë, edhe pse Papleka ka dashur të jetë i pranishëm, sipas deklaratës së avokatit të tij, Marash Nartinaj.
“Jo s’kemi një arsye tonën. Është një arsye që nuk varet nga ne. Trupa e shoqërimit nuk e ka shoqëruar Paplekajn sot në seancë. Ai donte të ishte. Sipas tyre në e-mail, në njoftimin për gjykatën kështu ishte”, u tha avokati i tij gazetarëve në një prononcim pas gjyqit ku u pyet për arsyen e dhënë nga Policia e Burgjeve.
Sakaq, seanca e radhës pritet të zhvillohet ditën e premte.