Dështon plani për të grabitur biznesin në rrugën Tiranë-Durrës, “hajdutët” në kërkim nga policia

Katër persona të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin gjatë natës një biznses në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe Policisë, hajdutët nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Polica ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat (biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit).

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./albeu.com/