Dështon për herë të katërt seanca për inceneratorin e Elbasanit

Ka dështuar për herë të katërt  seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak është bërë mungesa në sallë e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos.

Gjykata e Posaçme në relacionin e saj njoftoi se i se Zeqo nuk është gjetur në shtëpi as nga policia e Durrësit dhe as nga oficeri i policisë gjyqësore të SPAK-ut.

Togat e zeza relatuan se Jonida Zeqo po i fshihet drejtësisë

Zeqo i kishte dërguar dy e-maile gjykatës ku i konfirmonte se ishte në dijeni për seancën e sotme dhe kërkonte të përfaqesohej nga avokati Sajmir Vishaj.

Por këto emaile nuk janë pranuar nga gjykata, e cila vendosi t’ia rrëzojë kërkesën.

Prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja theksuan në seancë se nuk mund të konsiderohet e pranishme, sepse emailet nuk verifikohen se janë të saj.

Po ashtu, ajo nuk është gjetur në banesë nga policia dhe OPGj-ë dhe kërkoi që të shpallet në kërkim.

Në këtë proces, janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.

Midis të akuzuarve, të dorëzuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili në fakt nuk është i akuzuar vetëm për inceneratorin e Elbasanit, por edhe për inceneratorin e Fierit.

Po ashtu, nën hetim është ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako, së bashku me nëpunës dhe anëtarë të KVO-së, të cilët kanë firmosu sa i takon dhënies me koncesion për inceneratorin e Elbasanit./Albeu.com/


Shtuar 20.04.2023 10:30