Dëshmia e të riut që vrau me 7 plumba biznesmenin: Mora hakun, më rrahën brutalisht për një vajzë!

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi në Laç, ku u vra me 7 plumba Rakip Roli, ngjarje e ndodhur më 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Për këtë krim u vu në pranga i riu Llej Lika dhe babai I tij, dhe vetëm pas disa orësh nga ndalim, I riu pranoi krimin duke shfajsuar babain e tij.

Së fundmi është zbardhur dëshmia e të riut i cili ka deklaruar se konflikti ka nisur prej muajit korrik 2021, dhe sherrin e ka pasur me një nga djemtë e Rakipit, dhe shkak për përplasjen ka qënë ngacmimi ndaj një vajze.

Për këtë konflikt Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli, kanë ofenduar rëndë me njëri-tjetrin.

Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit, Llej Lika, ai ka treguar se dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babain e tij, Rakipin, kanë shkuar tek lokali i fshatit ku qëndronte Llej Lika me disa miq të tij, dhe të tre së bashku e kanë rrahur brutalisht dhe kërcënuar me jetë, duke i shkaktuar plagë të rënda, aq sa të riut i është dashur të marë mjekim shëndetësor në Spitalin e Traumës.

Dëshmia: Unë kam vepruar i vetëm dhe atë mëngjes e dija se çfarë do bëja. Babai im ka qenë në shtëpi, dhe vetëm sa më ka përcjellë në oborr, por s’ka pasur asnjë dijeni se kisha armën në makinë dhe do dilja për të vrarë Rakipin.

Kam shkuar pranë banesës së tij dhe në një rrugicë jam pozicionuar për të pritur se kush do dilte nga shtëpia, Rakipi apo ndonjë nga djemtë e tij. Në momentin që nga shtëpia ka dalë Rakipi, e kam ndjekur për disa metra me makinë dhe më pas, i jam afruar duke e qëlluar”-ka treguar Llej Lika.

Ika nga vendi i ngjarjes dhe kam shkuar tek lokali i fshatit ku më dhunuan dy djemtë dhe Rakip Roli. Aty kam zbritur nga makina dhe kam qëlluar një herë me breshëri, duke bërtitur me zë të lartë “…i mora hakun, vura nderin në vend…” dhe më pas jam larguar. Në ikje e sipër, rrugës kam parë shokun tim, Klajdi Gjegjaj, të cilin e kam marrë me vete dhe jam larguar në drejtim të shtëpisë së David Gegës, ku në sërën e druve kam fshehur armën e krimit./albeu.com/

 


Shtuar 19.12.2021 12:21