Derbi Partizani – Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, do ë ndjekim derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Kjo është ndeshje e javës së 6 të kategorisë Superiore, pra një sfidë e prapambetur.

Stadiumi do të jetë i mbushur plot me tifozeritë nga të dyja skuadrat, tifozë të cilët do të ndezin tribunat dhe nuk do të lejojnë në asnjë moment të shuhet adrenalina e kësaj sfide.

Kjo është një nga ato sfida ku emocioni dhe spektakëli nuk do të mungojë në asnjë moment.

Formacionet zyrtare

PARTIZANI: Hoxha, Murataj, Bytyçi, Sota Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Binsuka.

Trajner: Arbër Abilailiaj

TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Pwrgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Latifi, Hasani, Abazaj.

Trajner: Julian Ahmataj


Shtuar 19.10.2023 18:07