Është mbyllur në barazim 1-1 derbi mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania”, sfidë e vlefshëm për javën e 33-të të kampionatit.
Minutat e para ishin mjaft të kujdesshme, teksa të dyja skuadrat vetëm nga një herë, me Berishën në njërën anë dhe me Rrapajn në anën tjetër.
Në minutën e 28-të, një aksion premtues nga krahët për bardheblutë nuk finalizohet me kujdes, pasi goditja e Deliut përballë portës nuk ishte e duhura.
Skuadra e Colellas mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, por Da Silva shpërdoroi një rast me portën bosh, me një top të mbërritur nga krahët nga Maguette.
Sulmuesi Da Silva ndreq gabimin në fillimin e pjesës së dytë, me një të djathtë tokazi, e cila përfundoi në rrjetë. Festë e jashtëzakonshme në stadium, tifozët e kuq të papërmbajtshëm kërkonin të hynin në fushë.
Nuk munguan incidentet. Tifozët e Tiranës hodhën fishekzjarre dhe tymuese në fushë duke dëmtuar portierin e Partizanit, Bekim Rexhepi.
Djemtë e Orges Shehit rritën presionin në kërkim të golit të barazimit, por ishte mjaft e vështirë. Gjithsesi, në minutën e 81-të, Deliu vendosi ekuilibrat, me një goditje fantastike nga distanca.
Me këtë rezultat, Tirana qëndron në krye me 60 pikë, ndërsa Partizani ka 2 pikë më pak, teksa jemi 3 javë nga fundi.