Deputetja ukrainase ndan dhimbjen: I lashë fëmijët te gjyshja e tyre, tani do të kthehem në lufte

Deputetja Lesia Vasylenko ka treguar historinë e saj të dhimbshme tani që Ukraina ndodhet në luftë.

Me një fotografi perëndimi, ajo tregoi se sapo kishte lenë fëmijët e saj të vegjël te gjyshja për t’u rikthyer sërish në shesh të luftës.

Perëndimi i diellit duhet shijuar me njerëzit që duam”, ka shkruar ajo ndërsa ka ndarë një fotografi të ngjyrave të gjalla të qiellit. “Në vend të kësaj unë shpërthej në lot”, shton ajo, pasi i duhet të lejë pas familjen e saj dhe të luftojë!

Kjo është një histori ndarjeje mes shumë të tjerash, një ndarje për së gjalli.

“Perëndimet e diellit duhet të shijohen me ata që doni. Në vend të kësaj unë shpërthej në lot, pasi dorëzova bebat e mi gjyshes së tyre. Më i vogli  është 9-muajsh. Unë do të kthehem te njerëzit e Ukrainës për të ndihmuar ku të mundem! Ndaloni Rusinë”, shkruan ajo.


Shtuar 2.03.2022 11:37