Deputetja demokrate pas inspektimit: Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi

Ditën e djeshme, deputetët kanë inspektuar inceneratorin e Fier. Sot, deputetja Dhurata Çupi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë një video dhe shkruan se inceneratori i Fierit duhej të ishte skenë krimi.

“Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi,  pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën.

28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë!

Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shruan Çupi./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 17:30