Deputeti i VV-së: Përveçse për energjinë, për çfarë tjetër ju ka mashtruar Kurti?

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, ka pyetur se përveç premtimit të kryeministrit Kurti për rrymë çka ka mashtruar tjetër shefi i qeverisë.

Bajçinovi këto deklarata i ka bërë mbrëmë në KlanKosova.

“Cili mashtrim, ma thoni premtimin e zotit Kurti, përveç rrymës çka ka mashtru, cili është mashtrimi”, ka thënë Bajçinovci.

Gazetarja e ka pyetur se për rrymë po e pranon se ka qenë mashtrim, teksa deputeti i VV-së është përgjigjur se atëherë Kurti ka premtuar ulje të çmimit sepse ka qenë i tillë në nivel global.

“Rrymën zoti Kurti ka thanë e uli sepse në nivel global atëherë ka qenë i ulët, nuk ka thanë që unë çmimet tjera të tregut do t’i kontrollojë”, ka thënë tutje Bajçinovci./express


Shtuar 15.02.2022 12:16