Ditën e sotme, deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, është paraqitur në SPAK. Çela raportohet se është thirrur për shpërthimin në biznesin e tij në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, babë e bir.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, u akuzua nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Çështja ndaj Çelës, iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.