Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, deputeti i PS për Durrësin, Jurgis Çyrbja është thirrur në SPAK. Burimet mediatike bëjnë me dije se; Çyrbja do të japë deklarime në organin e akuzës në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka, gjatë kohës që deputeti mbante pozicionin e kreut të hipotekës së Durrës.

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka dërgoi 3 vite më parë në SPAK deputetin Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Në atë kohë Paloka tha se Çyrbja akuzohet mbivendosje prone, pasi brenda një dite ka firmosur dy praktika për të njëjtën pronë.

Në të njëjtën kohë, Paloka tha se disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit, duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.


Shtuar 8.10.2024 10:30