Deputeti demokrat, Besart Xhaferri, në një intervistë për “Dekalog” ka deklaruar se Sali Berisha nëse nuk fakton farsën elektorale të 11 Majit, duhet të largohet nga drejtimi i partisë.
Xhaferri theksoi se nëse nuk ikën Sali Berisha, do ta vazhdojë vetë misionin brenda PD-së, por nuk do të bëjë luftë brenda partisë dhe se nuk është radha e tij për të marrë drejtimin.
“Berisha nuk ka ripërsëritur zgjedhjet, kauza për farsë elektorale e tij duhet të vazhdojë. Nëse nuk përseriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet nga drejtimi brenda 2026-ës.
Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarkie, nuk është radha ime.”-tha deputeti.