Deputeti demokrat Flamur Noka është paditur nga punonjësi i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli lidhur me denoncimin se është përfshirë në fushatën elektorale të 11 majit.
Në seancën e parë Noka nuk është paraqitur vetë, por përfaqësohet nga avokatja e tij.
Ndërkohë, për këtë rast të denoncuar nga Noka në rrjetet sociale, Prokuroria e Elbasanit njoftoi më herët se kishte nisur verifikimet.
Seanca e parë u shty pasi gjykata i kërkoi denoncuesit dhe avokatit të tij të rregullojë objekt-padinë.
“Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mile”,shkruante Noka në Facebook, duke listuar edhe emrat e efektivëve që denonconte.