Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se ditën e nesërme që nis seanca plenare pas një shkëputje disa javore për shkak të zgjedhjeve, do të paraqesin faktet e plota për farsën elektorale të parlamentareve të 11 Majit.
Ditën e nesërme në orën 10:00 do të mblidhet konferenca e kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit e cila do të shqyrtojë projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit.
Sipas kalendarit zyrtar, do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë.
“Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bejmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!”-shkruan Bardhi.