Deputetet italiane do të mund të ushqejnë fëmijët me gji brenda sallës së Kuvendit

Deputetet italiane do të mund të ushqejnë me gji fëmijët e tyre në sallën e Kuvendit , vendosi komisioni përgjegjës për rregullimin e organit.

Komiteti sqaroi se ushqyerja me gji do të lejohet derisa foshnjat të mbushin vitin e parë të jetës dhe do të bëhet në vende të projektuara posaçërisht, në rreshtin e fundit dhe më të lartë të sallës.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e komentoi pozitivisht vendimin dhe nënvizoi:

“Është një shenjë e rëndësishme e vëmendjes ndaj mëmësisë, fëmijëve dhe familjes. Një hap përpara në rrugën e bashkëjetesës së jetës profesionale dhe personale”, tha ajo lidhur me këtë.