Deputetët e opozitës presin me brohorima Ramën: I kanë vënë një gardist të dedikuar

Deputetët e opozitës e kanë pritur me brohoritma kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit mbërriti në sallën e seancave plenare.

Ndërkohë, punonjësit e Gardës nuk kanë lejuar që karriget të vendosen në pjesën e foltores.

“Karriget mos i prekni. Nuk e kanë privat Parlamentin. Duan të vjedhin edhe buxhetin edhe karriget”, dëgjohet të thotë deputeti Ervin Salianji.

“Respektoni Kushtetutën se Parlamenti nuk është ambient privat”, shton ai. Ndërkaq, deputetja Ina Zhupa thotë: “I kanë vënë një gardist të dedikuar Ramës”, tha ajo.

 

 


Shtuar 7.12.2023 10:12