Deputetët e opozitës janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit.
Deputetë që mbështesin ish-kryeministrin Berisha po mbajnë takimin e tyre të katërt, me grupimin e Gazment Bardhit. Padyshim që të pranishëm në këtë takim janë edhe Berisha me Bardhin.
Deputetët opozitarë kërkuan ngritjen e dy kërkesave për Komisionet Parlamentare Hetimore, për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.
Kujtojmë se mbledhja e parë u zhvillua më 5 shtator 2023.
Demokratë u bënë bashkë, për të unifikuar siç u deklarua, qëndrimet e tyre në parlament kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Në takim, pas gati dy vjetësh konflikti të hapur, u ulën rreth së njejtës tavolinë deputetët që përkrahin Gazmend Bardhin dhe ata që mbështesin ish Kryeministrin Sali Berisha.
Në të kaluarën, disa përpjekje afrimi mes palëve kishin dështuar mëse një herë. Por krisja mes zotit Bardhi dhe zotit Basha, që kulmoi me rikthimin e këtij të fundit në krye të Partisë, duket se lehtësoi paqen./Albeu.com/