Deputetët britanikë: Ndaloni emigrantët, harxhojmë 7 miliardë paund në ditë për to

Ministrave britanik iu tha që t’i jepnin fund ‘farsës’ rreth kalimeve të emigrantëve, kryesisht shqiptar, në Kanal mes tërbimit me koston e vendosjes së azilkërkuesve për muaj të tërë, ndërkohë që kërkesat mbeten ende në shqyrtim.

Sipas Dailymail, tatimpaguesit po paguajnë gati 7 milionë paund në ditë për të strehuar dhjetëra mijëra njerëz pasi Home Office arriti të plotësonte vetëm 4 për qind të kërkesave për azil vitin e kaluar. Rreth 96 për qind e kërkesave për azil të paraqitura nga emigrantët që udhëtuan në vitin 2021 janë ende të pazgjidhura, tha dje Komiteti i Përzgjedhur i Çështjeve të Brendshme, Dan O’Mahoney, komandanti i kërcënimeve klandestine të Forcave Kufitare.

Deputetët dëgjuan më parë se rreth 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në MB pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit, nga të cilët 10,000 janë burra beqarë, të rritur. Kjo krahasohet me 50 në 2020. Jenrick tha se do të ‘mendojë shumë në ditët në vijim’ se çfarë mund të bëhet në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

“Rreth një e katërta e atyre individëve që kaluan ngushticën e shkurtër vetëm këtë vit kanë ardhur nga Shqipëria. Në disa varka 80% e individëve vijnë nga Shqipëria. Shqipëria është fare qartë një vend i sigurt dhe këta individë kanë kaluar nëpër shumë vende të tjera të sigurta përpara se të mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar. Disa raporte sugjerojnë se rreth 1% apo edhe 2% e popullsisë së rritur meshkuj të Shqipërisë ose kanë tentuar të largohen nga vendi në këtë mënyrë ose po mendojnë ta bëjnë këtë. Pra, kjo është një situatë serioze që duhet ta kapërcejmë.”-tha ai.

Lucy Moreton, zëdhënëse e Unionit për Kufijtë, Emigracionin dhe Doganat (ISU), tha sot se Mbretëria e Bashkuar është kthyer në një ‘shorazh’ për migrantët që nuk kualifikohen për mbrojtje ndërkombëtare.


Shtuar 27.10.2022 19:27