Denoncoi Inceneratorët, kërcënohet me jetë Brisida Shehaj (FOTO LAJM)

Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj ka marrë kërcënime pas denoncimit me emra dhe fakte të qeveritarëve që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj, e cila është shprehur se, ka vendosur ta lërë çështjen në dorë te drejtësisë.

“E kam lënë në dorë të Prokurorisë dhe nuk dua të merrem me këtë”, tha Shehaj.

Sipas saj kërcënimet kanë ardhur pasi kur ishte e ftuar në emisionin Opinion, ajo ka publikuar me emra të përfshirët në aferën korruptive të Inceneratorëve./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 14:52