Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji, ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar betejën ndaj krimit dhe pushtetit kriminal, pas seancës në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Ai tregoi detaje mbi çështjen për të cilën ai është thirrur në Prokurori, teksa u shpreh se për Fatmir dhe Geron Xhafën, është futur një dokument i ri, për të justifikuar vijimin e procesit.
”Keni dëgjuar ju që paguhej për një shef komisariati 600 mijë euro, për ta mbajtur, në vit”?– u shpreh Salianji.
A e dini se çfarë kanë bëre sot në Gjykatën e shkallës së parë?
Kanë futur një dokument për të justifikuar vijimin e procesit, sepse nuk mund të ishte as procesi i pambyllur hetimi për trafik droge.
Pse u bë gjithë kjo? E gjithë kjo u bë që të mos bëhej hetim i ri ndaj Geron dhe Fatmir Xhafës.
Po bëhen 7 vite nga momenti i denoncimit dhe Fatmir Xhafa për shkak të lidhjeve që ka me sistemin e drejtësisë dhe për shkak të lidhjeve që ka në sistemin e drejtësisë dhe për shkak të presionit politik që përdor Edi Rama, nuk ka hetim pasuror.
Çdo njeri që ka një familjar të dënuar për trafik droge i bëhet hetim pasuror nga fillimi deri në fund.
I keni parë se si bëjnë ata për drejtuesit e opozitës?
Po për Fatmir Xhafën pse nuk ka hetim? E thotë dot njeri?
Po nga ana tjetër, pse nuk ka hetim për trafik droge?
Sepse nëse do të kisht një hetim për trafik droge dhe nuk do e dërgonin në burg, do dilnin kontaktet me të.
Keni dëgjuar ju që paguhej për një shef komisariati 600 mijë euro, për ta mbajtur, në vit”? – tha Salianji.
“Pra të gjitha këto nëse do ju behëshin, do dilte një kalbësirë sistemi sepse ende nuk e kishin kontrollin e plotë ndaj ish prokurorisë së krimeve të rënda”, shtoi më tej ai.