Ditën e sotme, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një deklarate, ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në një nga zonat e Tiranës.
Ai theksoi se qytetarët janë të detyruar të paguajnë taksa të larta, ndërkohë që nuk marrin asnjë shërbim në këmbim.
“Qytetarët paguajnë taksa për të pasur një infrastrukturë të mirë, por infrastrukturë nuk ka”, u shpreh Balliu.
Gjithashtu, ai solli në vëmendje gjendjen e rrugëve në kryeqytet, duke i cilësuar si dëshmi të qarta të keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të fondeve publike.
“Shikoni si është gjendja e rrugëve në Tiranë. Lind pyetja: Ku janë paratë”? – vijoi ai, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si menaxhohen financat publike nga autoritetet vendore dhe qendrore.
Deklarata e Balliut, vjen në një kohë kur pakënaqësitë e qytetarëve për mungesën e investimeve në infrastrukturë po shtohen, veçanërisht në periferi të kryeqytetit.