Denoncimi i gazetarit: Vetëm dy kandidatë për kreun e BKH-së kaluan testin e së vërtetës, por vijuan garën të gjithë

Gazetari i njohur Flamur Vezaj, në një intervistë për A2, deklaroi se 5 nga 7 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës.

Por, pavarësisht kësaj, ata janë kualifikuar.

“Vetëm 2 nga 7 kandidatët për kreun e BKH e kanë kaluar testin e së vërtetës. Është mbledhur sërish komisioni i verifikimit dhe kanë vendosur që, edhe pse nuk e kanë kaluar këtë test, t’i kalojnë këta kandidatë në procedurën e mëtejshme, atë të verifikimit të pasurisë.

Burimet më thonë që edhe zoti Kërluku, edhe zoti Nano, nuk e kanë kaluar testin. Pavarësisht se nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, komisioni nuk i ka skualifikuar”, tha Vezaj në një intervistë për A2.

Sipas tij, “testi i së vërtetës është vendosur me ligj, por pastaj anashkalohet. Model alla shqiptar…”.

Kandidatët e kualifikuar

Andi Pogaçe,

Artur Beu,

Elton Kërluku,

Gentian Ndoi,

Gentjan Shehaj,

Gledis Nano

Joni Keta


Shtuar 3.09.2025 09:35