Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’.
Landi Ruçi, 32 vjeç dhe Elidon Hodaj, 27 vjeç, akuzohen për prodhimin e drogës në Bangor.
Seanca e tyre u mbajt gjatë ditës së djeshme dhe dy të pandehurit folën vetëm për të konfirmuar detajet e tyre përmes një përkthyesi shqip.
Ndaj tyre rëndon akuza për prodhimin e një sasie të madhe kanabisi, një drogë e kontrolluar e klasit B, në Bangor.
Për Ruçin dhe Hodajn u kërkua masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa prokurori shtoi se nuk kishte asnjë kërkesë për lirimin e tyre me kusht. /albeu.com