Dënimi i Llallës me dy vite burg, reagon për herë të parë Rama

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar dy ditë më parë me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”.

Rama tha se po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit dhe arrestimi i tij është një fakt.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, fakti që ka njerëz me pushtet që kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit, për shtetin e të drejtës, dhe ndaj trafikut të drogës dhe kemi bërë përparime të  dukshme në këtë drejtim”, tha Rama./albeu.com

 

 

 


Shtuar 25.09.2021 09:02