Vendimi i dënimit të Francesco Becchettit me 17 vite burg të dhënë ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës, ka gjasa të rihapë procesin e arbitrazhit që ai ka fituar me Shqipërinë në vlerën marramendëse 110 milion euro.
Vendimi i dënimit të Becchettit bashkë më nënën e tij dhe dy bashkëpunëtore do të përdoren nga avokatura e shtetit për të tentuar të kundërshtojë vendimin e arbitrazhit, mëson Report TV.
Becchetti procesin në arbitrazh ndaj Shqipërisë e ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënimi në vend.