Dënim me vdekje për krimet ndaj fëmijëve? Rama: Do marrim parasysh opinionin e qytetarëve

Një nga pyetjet që do t’u drejtohet qytetarëve, kryeministri Edi Rama ka thënë se ka të bëjë me dënimi me vdekje për krimet kundër fëmijëve.

“Më tutje kemi situatën ku u gjendëm së fundmi, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se opinioni kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara apo me të gjithë procesin tonë që është i lidhur me botën ku jetojmë. Ne duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Rama./albeu.com

2 çështje të shtruara për adresim nga kryeministri Rama janë edhe mbështetja e nënave me 3 ose më shumë fëmijë, punësimet fiktive dhe Ballkani i Hapur. Për të adresuar këto çështje Rama ka pyetur qytetarët.

“Ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur në funksion të një hapësirë të integruar rajonale është gjë e duhur por ka nga ata që mendojnë se si sjell asgjë Shqipërisë, edhe për këtë ne do ti drejtohemi qytetarëve. Kemi hedhur hapa për të adresuar problematikën e nënave me 3 fëmijë, por a jemi të gatshëm ne të adresojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me 3 e më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara sepse bëhet fjalë për një dy punësim me kohë të plotë. A është e gatshme shoqëria tu japë mbështetje. Një problem tjetër i madh është problemi të punësuar që janë viktima të metodave të pagave fiktive, a duhet ne të angazhohemi për tu dhënë mbrojtje të veçantë  dëmshpërblim atyre që denoncojmë por janë subjekt i largimit nga puna për hakmarrje do të thotë që ne tu japim  dhe mbrojtje financiare apo kjo është një barrë më shumë në shtëpinë e përbashkët”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 13:07

Tags: