Sot, rreth orës 11.30, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi F. L., rreth 40 vjeç, banues në Shupenzë.
Mësohet se 40-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./albeu.com