Demokratët nisin turin e takimeve nga Shkodra, Bardhi: Ekonomia dështimi kryesor i qeverisjes, të ngrihemi më 20 shkurt

Demokratët kanë nisur turin e takimeve nga Shkodra.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga kryeqendra e veriut i bën thirrje popullit shqiptar që më 20 shkurt të protestojnë para kryeministrisë.

Ai shprehet se ekonomia është dështimi më i madh i qeverisjes Rama dhe është kryearsyeja për të protestuar më 20 shkurt.

Gazment Bardhi: Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt, ora 17:30 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete të Afrikës.

Nga Shkodra nisëm turin e takimeve për të ftuar qytetarët të reagojnë dhe të na bashkohen në protestën e 20 Shkurtit. Në takimet me qytetarë dhe bizneset e zonës, kuptuam nga afër padurimin e tyre për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar.


Shtuar 14.02.2024 12:10