Rreth 1,242 votues me të drejtë vote pritet që të zgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike, dega Vlorë.
Procesi i votimit ka nisur në normalitet prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18.00 të mbrëmjes në Pallatin e Kulturës Labëria në Vlorë.
Të drejtën e votës e kanë anëtarët e Partisë Demokratike prej vitit 1990 dhe votohet për katër kandidatë, Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.