‘’Demokracia nën sulm’’, Eva Kaili justifikohet se nuk ka lidhje më ryshfetet nga Katari

Ditën e hënë hetuesit belgë kontrolluan zyrat në Parlamentin Europian ne Bruksel, në një hetim për ryshfetet e supozuara nga Katari.

Pak ditë më parë presidentja e parlamentit Roberta Metsola paralajmëroi eurodeputetët se ‘’demokracia është nën sulm’’.
Policia belge ka akuzuar katër persona, ku bën pjësë dhe zëvëndës presidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili , eurodeputete greke.

Prokurorët belgë thanë se para me vlerë rreth 600,000 euro (632,000 dollarë; 515,000 £) u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 euro në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.

Kërkimet janë bërë në Bruksel dhe Itali, dhe burimet e IT-së së 10 punonjësve të Parlamentit janë ‘ngrirë’ në mënyrë që të mos humbin të dhënat e nevojshme për hetim.

Autoritetet greke kanë ngrirë pasuritë që i përkasin zonjës Kaili, bashkëshortit të saj dhe anëtarëve të ngushtë të familjes.

“Eva Kaili deklaron pafajësinë e saj dhe se nuk ka të bëjë fare me ryshfet nga Katari,” tha një nga avokatët e familjes së saj, Michalis Dimitrakopoulos.

Midis të dyshuarve është edhe ish-deputeti i Parlamentit Evropian Pier Antonio Panzeri, i cili tani drejton grupin e të drejtave të njeriut Fight Impunity, thonë burimet. Mësohet se janë arrestuar edhe gruaja dhe vajza e tij.

Një tjetër i dyshuar është Luca Visentini, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, sipas burimeve.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se akuzat ishin “shumë serioze” dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.

Parlamenti thotë se deputetët në përgjithësi gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, por jo në rastet kur “një anëtar gjendet në aktin e kryerjes së një vepre penale”.


Shtuar 13.12.2022 18:58