Demi Lovato u shfaq në formë të shkëlqyer gjatë një feste Krishtlindjesh në Hollywood, ku shijoi një mbrëmje romantike krah bashkëshortit të saj, Jordan “Jutes” Lutes. Këngëtarja 33-vjeçare tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave, duke u dukur më elegante dhe më e sigurt se kurrë.
Ajo shfaqi humbjen e saj të konsiderueshme të peshës prej rreth 23 kilogramësh, duke veshur një fustan të kuq me xixa, dekolte të thellë dhe korse transparente, që theksonte linjat e saj. Pamjen e kompletoi me taka moderne dhe një çantë elegante, duke krijuar një stil glamuror dhe shumë të komentuar.
Bashkëshorti i saj, Jutes, 34 vjeç, u paraqit po ashtu elegant me një kostum të zi klasik dhe këmishë të bardhë. Çifti dukeshin të lumtur dhe të afërt, duke reflektuar harmoninë në martesën e tyre. Demi dhe Jutes u martuan në maj të këtij viti në një ceremoni luksoze, ku këngëtarja veshi dy fustane të dizajnuara nga Vivienne Westwood, ndërsa Paris Hilton ishte DJ në festën pas ceremonisë, sipas Daily Mail.

Lovato nuk ka konfirmuar nëse ka përdorur Ozempic për humbjen e peshës, por mediat raportojnë se ajo ka rënë nga 81 kilogramë në 58 kilogramë gjatë këtij viti. Vetë artistja ka theksuar se ky proces ka qenë i shëndetshëm dhe i dobishëm për të.
Ajo ka treguar se puna në dokumentarin Child Star ka qenë një përvojë terapeutike, që e ka ndihmuar të reflektojë mbi famën e hershme dhe karrierën e saj në industrinë e argëtimit. Demi e ka quajtur këtë proces shëruese, duke shtuar se tani është më e fokusuar në kujdesin për veten dhe në kauza sociale, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në botën e argëtimit.
