Demi Lovato e lumtur për fatin e Selena Gomez-it, por i hakërrehet “dashakeqasve”

Këngëtarja e njohur Demi Lovato e ftuar në emisionin “Watch What Happens”, ka shprehur gëzimin dhe mbështetjen e saj për Selena Gomez dhe Benny Blanco pas lajmit të fejesës së tyre.
Këngëtarja 33-vjeçare, foli shkurtimisht për Gomez dhe producentin Benny Blanco me të cilin Selena është e fejuar që nga dhjetori i vitit 2024.

Lovato u pyet për komentet e Selena-s gjatë një podcast-i në korrik, ku ajo përmendi suksesin e yjeve të tjerë të Disney Channel, si Jonas Brothers, Miley Cyrus dhe Demi Lovato. “Ishte shumë e ëmbël,” u shpreh Demi për fjalët e Selena-s.

Gjithashtu këngëtarja shtoi se “nuk mund të jetë më e lumtur për Selena-n dhe Benny-n” dhe uroi më të mirat për çiftin dhe martesën e tyre, që po vjen.

Demi tregoi gjithashtu se ka dëgjuar albumin e tyre të fundit, i titulluar “I Said I Love You First”, dhe u shpreh se e ka pëlqyer shumë, duke veçuar kështu këngën “Bluest Flame” si një nga të preferuarat e saj.

Demi dhe Selena e kan nisur miqësinë e tyre që nga fëmijëria, kur ishin vetëm 7 vjeç dhe luanin në serialin për fëmijë, ku mund të përmendim, “Barney & Friends”. Më vonë, të dyja këngëtaret u bënë yje të Disney Channel, Demi në “Sonny With a Chance” dhe Selena në “Wizards of Waverly Place”. Ato kanë punuar edhe bashkë në filmin “Princess Protection Program” në 2009.

Megjithatë, miqësia e tyre ka pasur ulje-ngritje dhe periudha të ftohta, sidomos pas vitit 2014, edhe pse kanë vazhduar të respektojnë dhe të mbështesin njëra-tjetrën në punën profesionale.


Shtuar 17.09.2025 15:46