Një ngjarje e rëndë u raportua mesditën e sotme në Greqi ku një 40-vjeçar u vra nga bashkëfshatari i tij me armë gjuetie.
Mediet greke bëjnë me dije se familja dhe banorët e fshatit Agia Triada Ilia janë në gjendje shoku.
Sipas një banori të fshatit, i cili foli për protothema.gr gjithçka ndodhi pasi delja e 52-vjeçarit Panagiotis Menounos kaloi nëpër një gardh dhe përfundoi në tokën e 83-vjeçarit.
Më pas i moshuari i ka kërkuar shpjegim 52-vjeçarit dhe pas kësaj ka nisur sherri.
Gjithçka që ka ndodhur në fshatin tonë është dramatike. Askush nuk e priste që 80-vjeçari do të gjente forcën për të vrarë Panagiotisin me gjakftohtësi për një arsye kaq të parëndësishme”, thotë banori.
Ai shton: “Mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak se delet e 52-vjeçarit kanë kaluar nëpër një gardh dhe kanë përfunduar në arën e të moshuarit. Jemi në shok. Panagiotis ishte një njeri i shkëlqyer. Ai shikonte vetëm punën dhe familjen e tij. Ai ishte i martuar me gruan e tij për shumë vite dhe kishin katër fëmijë. Më i madhi duhet të shkojë në shkollë të mesme”./Albeu.com/