Del sot para Gjykatës Kushtetuese, Veliaj niset nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës (VIDEO)

itën e sotme, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Mësohet se ish-kryebashkiaku është nisur nga paraburgimi i Durrësit, drejt Gjykatës Kushtetuese. Veliaj shoqërohet nga një furgon policie.

Në të tilla raste, policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve, kur bëhet shoqërimi i zyrtarëve të lartë apo dhe eksponentë të krimit, merr masa shtesë.

 


Shtuar 31.10.2025 09:06